English

Kore-SHBA, kërkojnë bisedime pa parakushte

Prishtinë, 24 tetor, NOA - Negociatorët e Koresë Veriore dhe të Shteteve të Bashkuara do të nisin, gjatë ditës, një takim dyditor në Gjenevë. Të dyja palët shpresojnë të ringjallin negociatat rreth çarmatimit bërthamor, të cilat ishin ngrirë shumë kohë më parë. Sidoqoftë, nuk pritet të arrihet ndonjë marrëveshje vendimtare në Zvicër. Uashingtoni ka deklaruar se nuk do t’u kthehet bisedimeve gjashtë palëshe përderisa Peniani nuk dëshmon “një përkushtim të qartë për çarmatim bërthamor”. Koreja Veriore, ndërkaq, dëshiron t’i nis bisedimet shumëkombëshe pa parakushte. Ndërkohë, zëvendëskryeministri i Kinës, Li Keçiang, vizitoi Penianin duke thënë se vizita do ta ndihmojë atë në promovimin e negociatave. NOA/RFE

KOMENTE