Tiranë, 24 tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e hënë, 24 tetor 2011. Gazeta "Panorama" hapet me argumentin kryesor të ditës: "Raporti i KSHC: Konkurse fiktive në administratë”, i cili flet për një raport të Komisionit të Shërbimit Civil. Disa tituj të tjerë janë; "Blendi Fevziu zbulon dëshmitë e emigrantëve në Paris: Enver Hoxha me prirje homoseksuale", “Eksploziv banesës së tregtarit, dëmtohen 10 apartamente”, “Malaj: Në PS ka liri vetëm për kryetarin”.
E përditshmja "Shekulli" hapet me argumentin kryesor: "Topi dërgon Topallin në Kushtetuese”, i cili flet për vendimin e Presidencës për të ankimuan emërimet e gjyqtarëve. Në faqen e parë veçojmë edhe titujt: "Fundi i bandës së Durrësit, Coli: pse vendosa të spiunojë shokët”, “Botuesja: Ju rrëfej Kurbanin e Edi Ramës”
"Gazeta Shqiptare" hapet me titullin: "Partia e Topit, Biberaj: Do t’i fitojmë zgjedhjet e 2013-ës". Argumente të tjerë: "Diplomati me tuta, ceremonia e lamtumirës për konsullin Ikonomu”, “Mëkatet e Fishtës në moshën e re”, “Malaj kundër Ramës: Prishja e takimit tim dëshmoi mungesë lirie”.
Gazeta "Shqip" ka si argument kryesor për numrin e sotëm; "Super paga për 27 deputetë”, i cili flet për pagat shtesë që marrin deputetët e PD-së që plotësojnë komisionet. Disa tituj të tjerë janë; "Ristrukturimi hap 421 vende pune në Bashkinë e Tiranës”, “Video skandali, zbulohet plani B për pafajsinë e Metës”.
Gazeta "Koha Jonë" hapet me titullin: "Socialistët se votuan PS për të na larguar nga BE-ja”, i cili pasqyron deklaratat e kryeministrit. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; "Malaj i përgjigjet Ramës: Nuk është tepruar me lirinë, por me abuzimet e kryetarit”, Libri i Blendi Fevziut: Enveri, prirjet homoseksuale dhe lidhjet me të huajt gay”. Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA