English

Policia kontrollon për eksploziv, gjen hashash, 4 në pranga

Tiranë, 24 tetor, NOA – Shpërthimi i një lënde plase në Tiranë ka çuar forcat e policisë në sekuestrimin e 500 gramëve hashash. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet dhe në pranga kanë rënë 4 persona, pas njoftimit për shpërthimin e një lëndë plasëse në një banesë në rrugën “Naim Frashëri”. Pasi kanë shkuar forcat e rendit në vendngjarje është parë se një sasi e vogël tritoli kishte shpërthyer në ballkonin e një ndërtese. Ndërsa kontrolli banesës, ku ndodheshin 6 të rinjt, mes tyre dhe një vajzë, ka bërë që të sekuestrohet edhe sasia e drogës. Personat e arrestuar janë; Almir Agim Gjidia, 19 vjeç, banues në Tropojë, Rinor Sahit Osmanaj, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të kartëmonedhave, J.K, 16 vjeç, banues në Tropojë, Ardit Shaqir Ymaj, 24 vjeç, Besiana Selman Cara, 20 vjeç dhe Roland Hasan Arifaj, 24 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj Carës dhe Arfajt u mor masa e procedimit në gjendje të lirë. Të rinjtë jetonin me qera në shtëpinë ku shpërtheu lënda plasëse. Ndërkohë që mësohet se nga shpërthimi nuk ka pasur dëme materiale. Policia po heton për aktivitetin e të rinjve me lëndët narkotike dhe arsyen e vendosjes së sasie së eksplozivit. a.k/NOA

KOMENTE