English

Rama: Saliu shqetësohet nga vrima ku u gjet Kadafi

Tiranë, 24 Tetor 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka reaguar sot për komentet që kryeministrit Sali Berisha bëri në mbledhjen e Grupit Parlamentare të PD-së, ndaj shkrimeve të kryesocialistit. Edhe këtë radhë, kreu i PS-së ka zgjedhur të komunikojë me anë të rrjeteve sociale. Në adresën e tij të “Twiter”, Rama shprehet se kryeministri është lexuesi i tij më i shqetësuar. Më tej, ai shton se shqetësimi i kryeministrit nuk lidhet me përmbajtjen e editorialeve, por me fundin e kolonel Kadafit në Libi. “Saliun e kam lexuesin më të shqetësuar, po s'e ka nga shkrimet e librat, e ka nga vrima ku u gjet Kadafi!”, shkruan Edi Rama në faqen e tij të rrjetit social. Analogjia mes Libisë e Kadafit me Shqipërinë duket se po zë shumë vend në komunikimin publikut të kreu të PS-së. Një ditë më parë, sërish në adresën e tij në “Twitter”, i cilësoi kritikat e bëra në media nga socialistët për procesin zgjedhor, të ngjashme me komentet e mediave pro Kadafit në Libi që flisnin për sukses, kur ai ishte në ditët e fundit të regjimit. e.t/NOA

KOMENTE