English

Thaçi takon kancelarin austriak

Vjenë, 24 tetor 2011, NOA - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është takuar me kancelarin austriak, Verner Fajman, ka njoftuar Zyra e kryeministrit në Prishtinë. Në njoftim theksohet se “është biseduar për marrëdhëniet bilaterale të Kosovës dhe Austrisë, për thellimin e tyre, për investimet austriakeKosovë dhe për perspektivën evropiane të Kosovës”. Kryeministri Thaçi e ka falënderuar kancelarin Verner Fajman, për mbështetjen që Austria i ka dhënë Kosovë, prej vitit 1999 e deri tash. Sipas njoftimit, zoti Fajman e ka vlerësuar pozitivisht gatishmërinë e Kosovës për dialog teknik me Serbinë. a.q/NOA

KOMENTE