English

Turqi, lëkundje të reja, dyshime për 1 mijë viktima

Turqi, 24 tetor 2011, NOA - Pas tërmetit në Turqinë lindore numri i viktimave rritet çdo orë. Sipas informatave të fundit nga qeveria deri tani janë nxjerrë më shumë se 260 trupa. Njoftohet të paktën për 1.300 të plagosur. Nën rrënojat supozohet të ndodhen shumë viktima të tjera. Më të prekura janë qytetet Van dhe Ercis në rajonin kurd pranë kufirit me Iranin. Fuqia e tërmetit njoftohet të ketë qenë 7.2 ballë. Ka pasur një seri tronditjesh të tjera. Kryebashkiaku i qytetit Ercis, Zulfikar Arapoglu, i tha televizionit NTV, se disa godina janë shembur. "Ne kemi nevojë për ndihmë urgjente", tha Arapoglu. Në Ercis jetojnë mbi 70.000 vetë. Agjencia e lajmeve Anadolu njoftoi, se edhe në kryeqytetin e provincës Van në kufi me Iranin janë shembur shumë shtëpi. Atje jetojnë rreth 380.000 vetë. Ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të të mbeturve nën rrënojat. Shumë njerëzve do t'u duhet si rrjedhojë ta kalojnë natën jashtë. a.q/NOA

KOMENTE