SHBA, 24 tetor NOA - Një pajisje tepër interesante, e cila mund të na nevojitet shumë gjatë udhëtimeve. SteriPEN Freedom UV Water Purifier është një pastrues uji në formën e një USB-je që tërheq energjinë nga porta universale dhe më pas pastron ujin e pijshëm duke përdorur rrezet ultra vjollcë. Paraqitja e saj është një lloj USB-je më e madhe në përmasa me një lidhje nga njëri krah dhe një pajisje speciale nga krahu tjetër. Futet në ujë dhe menjëherë kryen pastrimin e tij. Versioni 2.0 i SteriPEN Freedom, mund të lidhet me kompjuterin nëpërmjet USB dhe ko me idenë që të bëhet një karikim i plotë i energjisë. Më pas ajo menjëherë e bombardon sasinë e lëngshme me anë të rrezeve UV, duke eliminuar baktere të padëshiruara. Ai vepron në një hark kohor prej 1 minute dhe eliminon rreth 99.9% të elementeve të jashtëm. Kostoja e kësaj aparature është 120 dollar ose rreth 85 euro. r.b/NOA