English

WikiLeaks ndalon përfundimisht publikimin

WikiLeaks-i deklaroi sot se ka vendosur të ndalë publikimin e dokumenteve për t’u përqëndruar në bërjen e parave me to.

Kjo uebfaqe tha se bllokada financiare e imponuar nga Visa, MasterCard-i, Western Union-i dhe PayPal-i nuk i la rrugëdalje tjetër vec asaj të ndaljes së publikimit.

Deklarata bëri të ditur se për të siguruar mbijetesën, WikiLeaki duhet të “nxjerrë në mënyrë agresive fonde si kundërpërgjigjie ndaj bllokadave dhe kundërshtarëve”.

Kompanitë e bazuara në Shtetet e Bashkuara bllokuan llogaritë e WikiLeaks-it në vitin e kaluar-pak pasi kjo uebfaqe nisi publikimin e mbi 250 mijë dokumenteve të Departamentit Amerikan të Shtetit.

KOMENTE