English

Basha: Tirana, qytet miqësor për biznesin

Tiranë, 25 tetor 2011, NOA – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim basha tha sot se krijimi i një klime të mirë për biznesin mbetet prioritet kryesor. Gjatë një takimi me Dhomën Amerikane të Tregtisë, Basha theksoi se, institucioni që ai drejton do të jetë në të njëjtën kohë avokat i biznesit. “Ofrimi i shërbimit nga Bashkia do të jetë i plotë në çdo cep të qytetit. Si rezultat i politikave të mëparshme me bizneset, po humbim biznese. Tirana do të kthehet shumë shpejt në njësinë më të vëmendshme ndaj biznesit, të ketë shërbim më të pakushtueshëm. Prioritet paraqet nxitja e bizneseve të reja”, tha Basha. Ai shtoi se Tirana duhet të bëhet e përshtatshme për qytetarët. Sai takon punësimit, kryebashkiaku tha se nuk duhet të funksionojnë më lidhjet shoqërore dhe farefisnore për gjetjen e një vendi pune. “Janë rreth 5 mijë të rinj që futen çdo vit në tregun e punës. Për këtë Bashkia është duke punuar për krijimin e një databaze, për kërkesën e kualifikuar dhe të pakualifikuar për tregun e punës”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës. a.q/NOA

KOMENTE