English

Beogradi paralajmëron serbët për kërkesa “jorealiste”

Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, u ka thënë opozitarëve në Serbi dhe atyre në veriun e Kosovës, se kërkesat e tyre “jorealiste” do të thellonin krizën ndërmjet KFOR-it dhe protestuesve serbë, lidhur më barrikadat në veri.

Kryenegociatori serb, Borislav Stefanoviq, tha për të përdtishmen serbe, "Vecernje Novosti", që "rezultati më i keq" për Serbinë dhe serbët e Kosovës, është nëse përfaqësuesit e katër komunave serbe në veri të Kosovës "nuk u binden vendimeve politike të Beogradit", citon RFE.

Serbët e Kosovës kanë ngritur 16 barrikada në veriun e Kosovës, në rrugët që çojnë në kufirin me Serbinë, për të parandaluar zyrtarët shqiptarë të Kosovës të dërgojnë punonjësit e doganave në vendkalimet kufitare.

Stefanoviq i tha gazetës se përçarjet e mëtejshme në veri të Kosovës, do të jenë vetëm në favor të Prishtinës dhe do të përplasin kërkesat "jorealiste" të opozitës serbe për të ndërprerë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Bisedimet janë jetike për Beogradin për të siguruar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE gjatë këitj viti.

KOMENTE