English

Donte një vend në administratë, kapet me diplomë false

Elbasan, 25 tetor 2011, NOA – Një 43-vjeçare nga Elbasani që kërkonte të zinte një vend në administratën e qytetit kapet me diplomë të shkollës së lartë të falsifikuar. 43-vjeçarja R. Koprenca, banuese në lagjen “Partizani” në Elbasan po procedohet penalisht. Pas informacioneve në rrugë operative u mësua se Koprencka ka përdorur diplomën e shkollës së lartë të degës Gjuhë-Letërsi, e cila rezultoi e falsifikuar për t’u punësuar si operatore në Sistemin e Transmetimit në Nën/Stacionin elektrik në Bradashesh të Elbasanit. Policia po punon për sqarimin e kësaj çështjeje. mit/NOA

KOMENTE
  • libero10:21 - 29 Tetor 2011
    Nuk eshte asgje e habiteshme.Ne fund te fundit eshte nje tentative per te arritur dicka per vete sic ndodhe shpesh ne kapitalizem, pa i bere dem askujt.Ne shume raste mund te kesh diplome origjinale per nje profesion te caktuar (zoti na ruajt per ne mjeksi ) dhe nuk di te punosh duke marr meqafe te pafajshmit dhe e kunderta kur nuk disponon nje diplome (se nuk ke patur para te marresh provimet)ndersa punen je ne gjendje ta besh si nje mjeshter i vertet.Me mire pyete te interesuarin =Cfare di te besh = se sa ta pyesesh =Cfare diplome ke=