Paris, 25 tetor 2011, NOA- Vogëlushja Giulia, vajza e Presidentit të Francës Nikolas Sarkozy dhe Carla Brunit peshonte në momentin e lindjes, të mërkurën e kaluar 2.9 kilogramë dhe ishte e gjatë 49 centimetra. Sipas të përjavshmes “Paris Match”, e cila publikon disa fotografi të vogëlushes teksa del nga klinika në krahët e së ëmës thuhet se vogëlushja ishte e shëndetshme. Në fotot e publikuara duket fytyra e vogëlushes teksa është e mbuluar dhe balli i saj nën një kapele të bardhë. a.y/NOA