Tripoli, 25 tetor 2011, NOA – Ashtu siç ishte paralajmëruar trupat e pajetë të kolonelit libian Muammar Gheddafi dhe të birit Mutasim u varrosën në një varr sekret të përbashkët në shkretëtirën libiane. Trupat u varrosën nga forcat kryengritëse në praninë e një kleriku islam. Burime nga Këshilli Kombëtar Tranzitor i Libisë bënë me dije se nuk u arrit asnjë marrëveshje me tribunë Kadafia (Qaddafiya) të cilës i përkiste koloneli, i vrarë katër ditë më parë në vendin ku fshihej prej kohësh në vendlindjen e tij Sirte. Trupat u morën nga frigoriferi në një treg të vjetër në Mistrata ku ishin vendosur nga rebelët për t’iu demonstruar njerëzve. Kryengritësit libianë kanë zgjedhur ta mbajnë të fshehtë vendin e varrit të kolonelit dhe të birit me qëllim që ai të mos shndërrohet në një vend pelegrinazhi apo aq më keq të bëhet objekt për akte të shëmtuara e vandale. Në testamentin e tij Gheddafi kërkoi që të varrosej në vendlindjen e tij Sirte. mit/NOA