Durrës, 25 tetor 2011, NOA – Një oficer policie është gjetur i vdekur pak pas mesnatës së të hënës pranë plazhit të Currilave në qytetin e Durrësit. Bëhet fjalë për oficerin e SHIK-ut, 49-vjeçarin Esat Çoba, i cili u gjet i vdekur në makinën e tij. Policia e Durrësit pas lajmërimit të familjarëve për zhdukjen e Çobës ka nisur kërkimet dhe përmes lokalizimit të telefonatës së fundit të bërë nga ai e ka gjetur policin pranë Currilave, të djegur brenda në makinën e tij. Policia dyshon se oficeri i SHIK-ut është vetëvrarë, për shkak se automjeti i tij ishte tërësisht i spërkatur me benzinë. Megjithatë hetimet për qartësimin e rrethanave që çuan në vdekjen e policit po vijojnë. mit/NOA