English

Goditet rrjeti i trafikut klandestin drejt Kanadasë, kapet Sorra

Tiranë, 25 tetor 2011 – Uniformat blu të Tiranës godasin një rrjet kriminal të trafikimit klandestin të shqiptarëve drejt Kanadasë. Përmes një operacioni të finalizuar në orët e mbrëmjes së të hënës janë vënë në pranga dy prej të dyshuarve. Njëri prej tyre është Arben Sorra Sekretari i Federatës së Ping Pongut dhe tjetri është një sekser nga Shkodra, Çlirim Sukaj. Pas arrestimit të dy të parëve Policia e kryeqytetit është vënë në kërkim edhe të dy pjesëtarëve të tjerë të grupit kriminal, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur. Burime nga policia bëjnë me dije se personat e dyshuar mashtronin qytetarët duke u marrë në këmbim 5-6 mijë euro për person. Sorra dhe të tjerët paraqiteshin në kufi si sportistë dhe kalonin prej andej personat e mashtruar. mit/NOA

KOMENTE