Vlorë, 25 tetor 2011, NOA –Një 24 vjeçar ka kanosur trupin gjykues e më pas ka përfunduar në prangat e policisë. Ngjarja ka ndodhur në Gjykatën e Vlorës ku po zhvillohej seanca gjyqësore në ngarkim të shtetasit Klejvis Albert Gjahtari, lindur e banues në Vlorë në lagjen “Pavarësia”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ky shtetas ka fyer e kanosur trupin gjykues të përbërë nga 3 gjyqtarë në sallën e gjyqit, pas dhënies së vendimit në ngarkim të tij, i cili e dënonte më 8 vjet burg për armëmbajte pa leje dhe posedim narkotikësh. Menjëherë Oficerë të Krimeve Ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë kanë kapur përpara banesës dhe më pas është arrestuar në flagrancë 24 vjeçari. a.q/NOA