English

Mesiç: Nuk më financuan shqiptarët

Zagreb, 25 tetor 2011, NOA - Ish-presidenti kroat Stipe Mesiç përgënjeshtroi akuzat se fushata e tij presidenciale ishte financuar nga lobi shqiptar. Duke dëshmuar të hënën në Gjykatën e Zagrebit për llogari të procesit gjyqësor të nisur pas kallëzimit nga ish-Presidenti kundër politikologut dhe publicistit Darko Petriçiç, Mesiç deklaroi se shqiptarët që Petriçiç përmend, ai asnjëherë në jetë nuk i ka parë. Mesiç ka theksuar se ka raporte financiare dhe revizionin lidhur me financimin e fushatës së tij presidenciale. Ai ka theksuar se nuk di asgjë lidhur me financierët e fushatës së tij apo shumën e parave, pasi për të ishte kujdesur shtabi i tij zgjedhor. Sipas Mesiç, asnjë shqiptar nuk ka dhënë ndonjë kontribut për fushatën e tij. Mesiç ka pohuar se në garën zgjedhore nuk kishte hyrë pa para, por ka pranuar se gjatë raundit të dytë të ish-zgjedhjeve presidenciale, ishte rritur numri i sponsorizuesve të fushatës së tij. Ish-presidenti kroat ka mohuar faktin se është një nga tre njerëzit më të pasur në Kroaci. Petriçiç, i cili ka bërë akuzat në fillim të procesit gjyqësor dhe fjalës së tij ka përshëndetur Mesiçin me shprehjen shqipe “Mirëdita”, duke e pyetur veç të tjerash nëse ka qenë edhe ish-agjent i UDB-së. Por, Mesiç këtë pyetje e ka vlerësuar si një idiotizëm të pastër. Seanca gjyqësore e radhës, ku do të dëshmojnë edhe persona të tjerë të ftuar nga të dyja palët është caktuar për më 16 nëntor. Petriçiç ka akuzuar ish-presidentin Mesiç se ai është eksponent i mafias shqiptare, e cila i ka financuar fushatën zgjedhore. INA/NOA

KOMENTE