Shqipëria Moti - E merkure, 26 tetor 2011 Sipas MeteoAlb: Persa i perket vendit tone, dita e mërkurë do te mbete ne kushtet e motit te qendrueshem. Moti i kthjellet do te jete dominues pothuajse ne te gjithe vendin, perjashtuar ekstremin verior dhe juglindjen ku gjate oreve te mesdites parashikohen kalime vranesirash te lehta. E njejta situate meteorologjike do te mbetet edhe gjate pasdites ku kthjellimet do te dominojne ne zonen e ulet dhe vijen bregdetare POR vransirat e here pas hershme do te jene te pranishme. Ndersa ne zonat malore do te mbeten me alternime te kthjellimeve dhe vranesirave. Edhe gjate nates i gjithe territori shqiptar do te mbetet ne te njejtat kushte atmosferike. Persa i perket situates termike, temperaturat e ajrit sërish nuk do te pesojne ndryshime ato pothuajse do te qendrojne kostante ne te dy vlerat si ne ato minimale dhe ne ato maksimale. Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 27 km/h dhe drejtim veriperëndimor duke gjeneruar ne brigjet e Adriatikut dhe jonit dallge te ulëta. Europa Moti - E merkure, 26 tetor 2011 Neser, Europa Perendimore dhe nje pjese e Europes Qendrore do te karakterizohen nga vranesira dhe shira me intensitet te larte, situate kjo e ndikuar nga zhvillimi i dy qenderave te presionit te ulet atmosferik si edhe zhvendosjes se nje sistemi frontesh mbi keto vende. Shira me te dendur do te kete ne Veri te Britanise, Portugali dhe Spanje. Ku me problematike do te parqitet situata ne Portugali pasi shirat do te bien me intesite te larte dhe stuhite e forta te eres do te sjellin dallgezim te larte ne brigjet detare te Gadishullit Iberik. Po ashtu me vranesira dhe shira do te mbetet Rajoni i Mesdheut dhe Ballkani Verior. Shira te dendur do te kete ne Itali dhe ne zonen e Alpeve te cilat do te sjellin dhe reni te temperaturave ne vlerat maksimale, ne Alpe do te kete debore te denur e cila do te shoqerohet me stuhi ere. Ndersa Europa Lindore, Veriore, nje pjese e Europes Qendrore dhe Europa Juglindore do te dominohen nga moti i kthjellet dhe vransira kalimtare. Ngjarje ekstreme në Europë: E merkure, 26 tetor 2011 Italia alarmon shira intensive, stuhi te forta ere; Portugalia rrezikohet nga stuhi te forta ere dhe dallge te larta; Ishujt Britanike rrezikojnë shira intensive.