Tiranë, 25 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e martë, 25 tetor 2011.
Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “FMN: Të rritet mosha e pensionit dhe taksat, pagat vetëm 3 %”. Argumente të tjerë të ditës: “At Gjergj Fisha, si u ruajtën tavolina, bastuni dhe dorëshkrimet”; “Kurbani, replikat Rama-Berisha në librin e ri të kreut të PS-së”; “Venecia, drekë me Islamin dhe Rusmalin për Kodin e ri”; “Arsimi, Banka Botërore apel qeverive: Shpenzoni në mënyrë të zgjuar”; “Akuzat për Vokshin, Saimir Tahiri dënohet me 33 milionë lekë gjobë”.
Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Zbulohet posteri. Rama: Libri rrëfim për 11 vitet në Bashki”. Tituj të tjerë: “Jeta e Enver Hoxhës u filmua me kamërën që Sulo Gradeci i bleu”; “Enver Hoxha i Blendi Fevziut”; “Vrasja e kreut të komunës, i vëllai: U vra për detyrën”; “Nga Shezahi Rrokaj: Roli i dialekteve në zhvillimin e standardit”.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Rikthehet parapagimi i gjobave dhe kamatës”. Argumente të tjerë: “Arvizu: Në Shqipëri abuzohet me imunitetin”; “Mazhoranca merr qarkun e Vlorës”; “Kapshticë, ndalohet kalini në Greqi i të rinjve”; “Kukës, mbyllet dosja e Remzi Veselit”; “Bashkia, punonjësit e rinj me kontratë të përkohshme”; “Shqipëri dhe pasagjeri”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Haxhiymeri: Edi Rama kasapi i opozitës”. Më tej veçojmë argumentet: “Fibrat optike. Prokuroria mbyll hetimet, Olldashi respektoi ligjin”; “Shpifi për kolegen, 3.3 milionë lehë gjobë deputetit Tahiri”; “Buron Kaceli, pinjolli i pikturës mes dy kohësh”; “Lëshuan dokumenente hasmërie false, dy zyrtarë nën hetim”.
E përditshmja “Shekulli” hapet me argumentin kryesor: “Edhe akullore edhe çokollatë”. Tituj të tjerë në brendësi: “Kaçit i pëlqen mesazhi kinez”; “Rrjedhin sërish votat, PD i merr PS-së edhe qarkun e Vlorës”; “Berisha bën një vjershë për Kurbanin. Rama: E ka me vrimën ku u gjet Gedafi”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: Shqiptare: “Aleatë pazarxhinj. Braçe: Janë tradhtarë, na shesin votat”. Argumente të tjerë: “Punëtorët e Gërdecit: Duam rrogën e fundit”; “40 vjet me diabet, tmerri i Ylli Popës kur mjekonte Enverin. Ditari sekret”; “Bastuni i Fishtës, si u ruajt nga viti 1933”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA