r.b/NOAAfrikë e Jugut, 25 tetor NOA - Kristy Theologo,një 16 vjeçare afrikano jugore, është në koma, në një spital të Johannesburgut, pasi ka pësuar djegie në 75% të trupit. Dy djem, të moshave 28 dhe 19 vjeç, kanë rrëmbyer atë dhe dy vajza të tjera për të kryer një rit satanik mbi to. Ndodhinë e tregoi Samantha, motra e viktimës, në gazetën The Star. “Mamaja më tregoi që e gjeti në banjë teksa po lante fytyrën. Ishte e tmerrshme”. Bashkë me Kristy Theologo ishin dhe dy vajza të tjera, njërën prej të cilës e kishin djegur pasi ishte përpjekur të ndihmonte Kristyn. Ndërsa vajzës tjetër i kishin prerë njërën dorë, në mënyrë që gjaku i saj të rridhte mbi një bibël. Sipas Samantha Theologo, 3 vajzave u është dashur të ecin 3 kilometra deri sa arritën të gjenin dikë që t’i ndihmonte dhe ti shoqëronte për në spital.