English

Përplasja më e shpejtë, me 200 kilometër në orë ndeshet me murin

Londër, 25 tetor NOA - Përplasja më e shpejtë në mbarë botë është arritur në një shpejtësi prej 200 kilometër orar. Një makinë e tipit Ford Focus i është nënshtruar një testi, ku i është dashur të përplaset “dhunshëm” kundrejt një muri prej çimentoje. Pas nisjes dhe përshpejtimit është realizuar dhe kjo përplasje. Rezultati: makina u mblodh dhe të gjitha pajisjet brenda saj janë shpërbërë. Normalisht një përplasje e tillë nga ekspertët është kryer gjithmonë me 65 kilometër orar, ndërsa këtë herë testi u krye duke trefishuar shpejtësinë. Ky eksperiment krahas ekspertëve, në krahun tjetër pa të përfshirë dhe vetë shoferët, të cilët shumë herë arrijnë një shpejtësi të tillë në autostradë dhe imazhet e ofruara tregojnë mjaft mirë rezultatin që vjen. r.b/NOA

KOMENTE