English

Plani Urbanistik i Tiranës mbledh bashkë ndërtues e personalitete

Tiranë, 25 tetor 2011, NOA- Plani Urbanistik i Tiranës është vënë sot në qendër të diskutimit gjatë një takimi të një Grupi Strategjik i cili përbëhet nga përfaqësues të botës akademike me personalitet publike të qytetit të Tiranës dhe Shoqata të ndryshme si ajo e ndërtuesve, shoqata “Tirana”, ajo e Trashëgimisë Kulturore dhe shoqata mjedisore. Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve të ngritura nga grupi teknik që merret me planin urbanistik siç është analiza e situatës ekzistuese urbane, informacioni i grumbulluar për infrastrukturën ekzistuese si dhe për metodologjinë që do të përdorët në hartimin e këtij plani. Të pranishmit ishin në një mendje lidhur me domosdoshmërinë e zhvillimit të balancuar të Tiranës me zonat përreth. Në këtë takim u prezantua dhe u miratua materiali në formën e detyrës së projektimit që do ti kalohet për miratim Këshillit Bashkiak. Pas miratimit të këtij materiali dhe me nisjen e artikulimit të ideve të para se si do të projektohet zhvillimi i Tiranës do të nisë edhe procesi i konsultimeve me qytetarët. Konsultimet e gjëra që do të bëhen për Planin Urbanistik do të jenë në terma konkretë në mënyrë që zëri i qytetarëve të reflektohet në Planin e ri Rregullues të Tiranës. a.y/NOA

Në foto: Grupi Strategjik për Planin Urbanistik

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi19:56 - 25 Tetor 2011
    Ne qofte se vulen per planin urbanistik te Tiranes do ta vene politikanet dhe jo specialistet arkitekte pasi ti degjojne dhe analizojne te gjitha sugjerimet e popullit shqiptar,te inteligjences,te politikaneve,te rinise,pensionisteve,grave,te femijeve shqiptare,te mesuseve,artisteve,ingjinjereve,muzikanteve,oficereve,tregetareve,biznesmeneve,fshatareve,shofereve,invalideve,te c'do shqiptari,do jete mekat i math,sepse nuk do respektohen ata te cilet kane studiuar gjithe jeten per ligjet e ndertimit te nje qyteti apo kryeqyteti.