English

Tërmeti, Berisha mesazh ngushëllimi homologut turk

Tiranë, 25 tetor 2011, NOA - Kryeministri Berisha ka ngushëlluar sot homolgun e tij turk Recep Tayyip Erdogan për tragjedinë e shkaktuar nga tërmeti që goditi rajonin jugperëndimor të Turqisë. “Me keqardhje të thellë kam mësuar për fatkeqësinë tragjike, të shkaktuar nga tërmeti që goditi rajonin jugperëndimor të Turqisë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën me qindra qytetarë të vendit Tuaj mik dhe janë plagosur shumë të tjerë, pa përmendur dëmet e konsiderueshme materiale. Më lejoni, që, në emrin tim, të qeverisë shqiptare dhe të të gjithë shqiptarëve, t`Ju dërgoj juve e përmes Jush familjeve të viktimave, qeverisë dhe popullit mik turk ngushëllimet më të sinqërta e vëllazërore për humbjet e jetëve njerëzore”, ka theksuar Berisha në letrën drejtuar Erdoganit. Ai ka shtuar më tej se shqiptarët në këto çaste hidhërimi, ndodhen pranë kombit mik turk për të ndarë së bashku dhimbjen e madhe e për t`u lutur që shpirtat e viktimave të kësaj tragjedie të rëndë të prehen në paqe. a.q/NOA

KOMENTE