English

Zhbllokohet defekti në kompjuterat e doganës greke në Kakavijë

Kakavijë, 25 tetor 2011, NOA – Pas ndërprerjes së punës nga një defekt në sistemin kompjuterik të doganës greke në Kakavijë ka nisur rishtas në mëngjes përpunimi i këmbësorëve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare. Korrespondenti i agjencisë NOA në Gjirokastër bëri me dije se për shkak të defektit që ndodhi në orët e natës së të hënës është rritur ndjeshëm radha e makinave që prisnin në kufi për të shkuar në Greqi. Defekti është riparuar pas afro shtatë orësh duke bërë që doganierët grekë të nisin përpunimin e udhëtarëve dhe automjeteve përdrejt shtetit fqinj. mit/NOA

KOMENTE