English

Zonat që të enjten do të jenë pa drita

Laç, 25 tetor 2011, NOA- Disa zona përreth qytetit të Laçit do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike si pasojë e disa punimeve që do të kryhen për remontin e planifikuar të linjës 110kV , Fushë Krujë- Mamurras- Laç 1- Laç 2. Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit thuhet se ditën e enjte më datë 27 do të bëhet stakimi i energjisë në këtë linjë nga ora 09:00 deri në orën 13:00 Ndërkaq zonat që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë këtij afati kohor janë: Bashkia Mamurras, Fushë Mamurrasi, Shpërdheti dhe Zhej i Vogël. a.y/NOA

KOMENTE