English

Berisha publikon 3 kandidaturat për Guvernatorin e ri të BSH

Tiranë, 26 tetor 2011, NOA - Kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, bëri të ditur kandidaturat e ekzekutivit për bordin e Bankës së Shqipërisë, nga i cili do të përzgjidhet më pas Guvernatori i Përgjithshëm. “Kandidaturat që i propozohen Parlamentit janë, guvernatori aktual i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, një bankier me eksperiencë të gjatë dhe drejtuesi i Bankës së Shqipërisë në një nga kohërat më të vështira për financat Europiane dhe Botërore. Elizabeta Gjoni, drejtuese e AMF që ka dhënë kontribut të rëndësishëm në krijim e këtij institucioni dhe Petraq Milo një nga personalitetet e shquara të vendit, doktor i shkencave në fushën e financave”, deklaroi kryeministri. Veç 3 emrave të propozuara nga qeveria për bordin e BSH, edhe Kuvendi do të propozojë dy emra ndërsa i treti i takon vetë Bankës së Shqipërisë. Pëbërja e bordit dhe mbi të gjitha votimi për Guvernatorin e Bankës është një prej 10 pikave që socialistët kanë përfshirë në paktin e tyre “ Për Shqipërinë si gjithë Europa”. “Të adresojmë me një proces transparent, zgjedhjen e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Të propozjmë tre nga 9 anëtarët e rinj të Këshillit dhe të votojmë bashkërisht Guvernatorin”, tha Rama ditën e publikimit të platformës së tij. a.q/NOA

KOMENTE