English

Fullani: Bankat të sigurta, ekonomia në rritje

Tiranë, 26 tetor 2011, NOA - Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën bazë të interesit dhe pohon se ekonomia shqiptare ka pësuar rritje gjatë vitit 2011. Në një konferencë për shtyp, guvernatori Ardian Fullani ka theksuar se, gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit, ekonomia shqiptare ka pasur rritje, por kjo rritje, sipas tij ka qenë nën potencialin. “Stabiliteti kontrollon primet e rrezikut dhe është parakusht për nxitjen e investimeve të qëndrueshme. Përballimi i sfidave ka qenë në fokus të punës së bankës gjatë këtij viti”- tha Fullani. “Reformat duhet të orientohen drejt rritjes së konkurrueshmërisë së forcës punëtore dhe produkteve tona në tregjet botërore”, pohoi Guvernatori. Ai tha se e rëndësishme për situatën aktuale është ruajtja e deficit buxhetor dhe e borxhit. Gjithësesi, Fullani pavarësisht krizës bankare ku ndodhen disa vende, ka pohuar se sistemi bankar në Shqipëri nuk është prekur nga kriza. Më tej, duke renditur treguesit ekonomikë të vendit, ai tha se eksportet kanë njohur një rritje me 3.2 përqind. “Defiçiti buxhetor ka mbetur i pandryshuar në 3 muaj. Ndërsa kërkesa për kredi ka pësuar rritje”, shtoi Fullani. Sipas tij, është pikërisht ky stabilitet ekonomik, i cili nxit investitorët e huaj t’i drejtojnë sytë nga Shqipëria. a.q/NOA

KOMENTE
  • kthella14:23 - 26 Tetor 2011
    mos valle ky fullani po genjen;ne shqiperi po rritet veq ekonomia e hajduteve ndersa te tjeret po luftojne me skamjen, jo per te ulur apo ngritur ndonje por dua te them nje fakt qe kush ka punuar po lufton me fukarallekun ndersa kush po vjedh dhe po trafikon po shkon shume perpara. keshtu qe kot qe pretendojme te heqim nje nga pushteti e te vendosim nje tjeter se te gjithe keta komandohen nga mafja