English

Goditet banda e hajdutëve, 22 vjeçari rikthehet sërish në burg

Milano, 26 tetor 2011, NOA- Një 22 vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane pas daljes nga burgu pak kohë më parë, është përfshirë sërish në vepra kriminale si grabitje dhe vjedhje.

Policia e Villafranca me akuzat për vjedhje ndaj ambienteve publike, arrestuan Klejdi Karajn pasi bënte pjesë në një bandë të përbërë nga tre vetë, ndërsa dy të tjerët arritën që ti shpëtojnë policisë, pasi së bashku vidhnin disa vila.

Grupi i cili vepronte pak para mesnate ishte parë nga disa banorë të zonës duke grabitur dhe vunë alarmin , ndërsa policët kapën vetëm 22 vjeçarin i cili ishte plagosur në këmbë.

Dy bashkëpunëtorët e tij të cilët dyshohet të jenë gjithashtu shqiptarë arritën të arratisen duke përfituar nga nata duke ecur në një kodër.

I riu i cili sapo kishte kapërcyer murin kishte sulmuar policët duke i goditur dy prej tyre, por pa rezultat, pasi ai u prangos dhe u shoqërua drejt burgut të Montorio.

Sipas policisë thuhet se Karaj vinte ashtu si dhe bashkëpunëtorët e tij nga Milano ku tre emigrantët kishin strehën e tyre e cila shërbente si qendër për ruajtjen e materialeve të vjedhura.

a.y/NOA

Në foto: Klejdi Karaj

KOMENTE