Itali, 26 tetor 2011, NOA – Rritet në mënyrë dramatike pasoja në njerëz e motit të keq në Itali. Në rajonin e Ligurias, një ndër më të goditurat arrin në 9 numri i viktimave për shkak të kohës së keqe. Viktima e fundit është një 40 vjeçar, vullnetar i cili po ndihmonte në shpëtimin e familjeve të godituta nga stuhia.
Ndërkaq presidenti italian, Napolitano tha sot se gjithçka është pasojë e dhimbshme e ndryshimit të klimës që ka përfshirë globin. a.q/NOA