English

Kapet 26 vjeçari ilegal, kishte krijuar rrjet klientësh

Perugia, 26 tetor 2011, NOA- Prej kohësh policia e Todit në afërsi të Perugias në Itali kishin vënë në shënjestër një 26 vjeçar shqiptar me iniciale X.J, i cili qëndronte në shtetin fqinjë në mënyrë ilegjitime, dhe që ushtronte aktivitetin e tij në zonat e Santa Maria degli Angeli dhe u shpërndante kokainë disa personave nga Media Valle del Tevere.

I riu u kap në flagrancë teksa dorëzonte një dozë, kohë në të cilën policia ndërhyri, teksa po merrte 90 euro në këmbim të mallit.

Nga operacioni i policisë u bë e mundur kontrolli i dhomës së hotelit ku rrinte i riu, ku ju gjetën rreth 1200 euro të ardhura nga shpërndarja e drogës dhe 5 karta telefoni sim me të cilat kontaktonte me klientët të cilët sipas policisë ishin blerës të rregullt.

Pas kësaj i riu u prangos ndërsa është në pritje të dënimit ndaj tij.

a.y/NOA

KOMENTE