Prishtinë, 26 tetor 2011, NOA- Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës është miratuar Projektligji i Pensioneve për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Draft-Raportin për Performancën e Ndërmarrjeve Publike. Mësohet se projektligji për Pensionet e Shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili është aprovuar sot nga kabineti qeveritar, rregullon procedurat dhe të drejtat për përfituesit e pensioneve të shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku në të është përllogaritur kosotja e cila është harmonizuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me Bankën Botërore.Qeveria ka miratuar edhe Draftin e Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike, i cili do të shkojë në Kuvendin e Kosovës për miratim.
Kabineti Qeveritar ka miratuar edhe vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrim të automjeteve nga ana e qytetarëve të komunitetit serb të Kosovës, në targat KS dhe RKS. Afat i regjistrimit të automjeteve do të vazhdojë deri me 15 nëntor për t' ju siguruar kohë të mjaftueshme të gjithë qytetarëve të interesuar që veturat e tyre t’i regjistrojnë sipas ligjeve në fuqi.
a.y/NOA