Romë, 26 tetor NOA - Roma nuk është gati për të fituar kampionatin. Kjo është fjala e Luis Enrique, i cili në vigjilje të ndeshjes me Genoa - megjithatë – nuk është treguar indiferent ndaj garës për titullin kampion. “Nuk është momenti, ende nuk jemi një skuadër e fortë. Pas 3 ose 4 muajsh do të shihet gjithçka”, - deklaroi spanjolli. Ai gjithashtu ka dhënë dhe disa këshilla për lojtarët e tij,duke pohuar se dëshiron që ata të shtyjnë gjithmonë drejt sulmit, ndërsa në lidhje me Lamela, ai deklaroi se do të mund të themi që ka shpërthyer në momentin që lojtari në fjalë të shënoj 15 gola. r.b/NOA