Malishevë, 26 tetor 2011, NOA- Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, kanë filluar sot ndërtimin e rrugës për Fshatin e Ri. Në këtë ceremoni, morën pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, me zyrtarë tjerë komunal, Haxhi Shala nga Ministria e FSK-së dhe eprori i lartë i FSK-së, Enver Dugolli. “Është privilegj për ne, kur ushtarët tanë të FSK-së, ndërtojnë rrugë”, tha kryetari Kilaj, duke folur për këtë bashkëpunim mes Komunës dhe FSK-së. Ndërsa duke folur për rëndësinë e ndërtimit të rrugës për këtë fshat, kryetari Kilaj, tha se “për çdo vit, po ndërtojnë infrastrukturën në çdo cep të Malishevës, duke përfshirë edhe fshatrat më të thella, siç është në këtë rast edhe Fshati i Ri”. Rruga e cila ka filluar të ndërtohet në Fshatin e Ri, është e gjatë rreth dy kilometra, ndërsa në këtë fazë të ndërtimit, do të bëhet zgjerimi i rrugës dhe shtrimi i bazës për asfaltim.
a.y/NOA