English

Meksikë, uragani Reina kërcënon turistët

Yucatan, 26 tetor 2011, NOA- Uragani Reina kërcënon pushimet e mijëra turistëve në Meksiko. Sipas Komitetit Operativ të Sigurisë për uraganet, Reina i cili është një uragan i kategorisë 2 i shkallës Saffir-Simpson, ai ndodhet rreth 300 kilometër larg nga ishulli i Yucatan, dhe efektet e tij janë të pritshme në orët e ardhshme në brigjet karaibiane të Meksikës në Playa del Carmen, në shtetin e Quintana Roo. Që nga dje janë ndryshuar disa herë lëvizjet e anijeve në zonën ku vepron uragani Reina.

a.y/NOA

KOMENTE