Prishtinë, 26 tetor 2011, NOA- Mbledhja e dhjetë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, mbahet nesër, më 27 tetor, dhe fillon në orën 11:00. Në këtë mbledhje e cila mbahet në sallën e Kuvendit, të cilën do ta udhëheq kryesuesi i KK të Prishtinës, Sami Hamiti, pritet të diskutohen dhe të miratohen këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së nëntë;
2. Propozim-rregullorja për mbrojtjen, sigurinë në punë, shëndetin dhe mjedisin e punës në shërbimin civil komunal;
3. Propozim-rregullorja për pronësi, bashkëpronësi dhe të drejtën e ndërtimit;
4. Propozim-vendimi për caktimin e kritereve bazë për ndërrimin e destinimit të përdorimit të hapësirave banesore – afariste;
5. Pyetje dhe përgjigje;
6. Të ndryshme.
a.y/NOA