English

Nis djegia e fletëve të votimit të 8 Majit

Tiranë, 26 tetor 2011, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nis djegien e fletëve të votimit të 8 Majit. Në total janë 15 mijë kuti votimi, ndërkohë që materialet zgjedhore janë dërguar në Lundër, ku aktualisht po kryhet edhe djegia e tyre Drejtoresha e logjistikës në KQZ, Erida Dobrusha mohoi lajmin se prokuroria e kryeqytetit ka sekuestruar disa kuti të Tiranës për të kryer hetime. Sipas saj nuk janë kërkuar kuti nga prokuroria e Tiranës, por vetëm nga prokuroritë e rretheve Shkodër, Lushnje, Berat dhe Përmet të cilat kanë tërhequr materiale në bazë të padive të ngritura, kryesisht për votimet ne komuna. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi aktin për djegien e fletëve në datën 26 shtator, ndërsa votimi për djegien e fletëve, kaloi unanim me 7 vota pro. Ky akt në zbatim të nenit 178 të Kodit Zgjedhor përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore, por edhe fletëve të votimit, brenda një afati 65 ditësh. Sipas zyrtarëve të KQZ-së, në një ditë do të digjen 800 – 1000 kuti. a.q/NOA

KOMENTE