Tiranë, 26 tetor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 26 tetor 2011.
Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Vrasje apo vetëvrasje? Oficeri i SHISH, 20 minutat e misterit në zyrë para vdekjes”. Argumente të tjerë: “Darka e gabuar” testamenti i përkthyesit në spanjisht”; “Zgjedhjet e 8 majit. Prokuroria sekuestron 70 kuti me materialet zgjedhore”; “Rama: Programi i PS taksa më të larta për të pasurit”; “Klandestinë drejt Kanadasë, pranga sekretarit të Federatës dhe biznesmenti”; “Detajet e 5 takimeve të Enver Hoxhës me Stalinin”; “Plani i ri urbanistik, komunat bashkohen me Tiranën”; “Abortet, mjekët: Të ndalohen EKO-t për të parë gjininë e fëmijës”.
Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Digjet në makinë, oficeri i SHISH po hetonte për pronat në Hamallaj të Konomit”. Tituj të tjerë: “Takimi me Dhomën amerikane të biznesit, Basha: Projektet e punësimit për të rinjtë në Tiranë”; “Nga Fatos Lubonja: A do të shkojmë në llogoren e fundit të gazetarisë”.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Kutitë e 8 majit në prokurori”. Argumente të tjerë: “Edi Rama referendum për importin e plehrave”; “Dështon debati i Topallit i Parlamenteve të Ballkanit”; “Gjendet i shkrumbuar oficeri i SHISH”; “Arben Ahmetaj: Borxhi publik si në vitin 96”; “Bode, aspak i shqetësuar nga kriza, shpërfill këshillat e FMN”; “Shpërthimi në minierë, se u shkelën rregullat e sigurisë”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Shpifje pa doganë, gjykata ndëshkon katër deputetë të PS”. Argumente të tjerë: “Sekretari i Federatës dhe biznesmeni Pingpong me vizat për Kanada”; “Shkrihen komunat, sa zgjerohet Tirana me planin e ri urbanistik”; “Misteri i oficerit të SHISH, dhe sms pa djegies në makinë”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: Shqiptare: “Kundërzbulimi i SHISH. Orët e fundit të oficerit të karbonizuar”. Në brendësi veçojmë argumentet: “Gjinushi: Erion Braçe të mbledhë mirë mendjen”; “Elbasan. Përplasja bashki-qeveri, bllokohet puna në rrugën Egnatia”; “Këngëtaret kosovare bojkotojnë festivalin: Ndihemi të zhgënjyera”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. mit/NOA