pplTiranë, 26 tetor 2011, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka paraqitur sot në mënyrë të ilustruar një pjesë të programit të opozitës.
Kryesocialisti ka ofruar edhe një grafik ku pasqyrohet ulja e TVSH-së (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar) për disa produkte dhe shumën që shqiptarët do të paguajnë më pak për produktet ushqimore nëse plani “Rama” merr votat në Kuvend.
Rama sqaron se kjo është një nga pikat e planit të PS-së, për të cilën ai shton, se gazetarët dhe analistët nuk e kanë kapur brendinë.
“Lejomëni të ndaj me ju një ilustrim të thjeshtë grafik të propozimit tonë për heqjen e taksave të Saliut mbi bukën, qumështin, vezët, ilaçet, duke ju thënë të gjithë atyre që thonë ku e keni programin se ja, kjo është një copëz e programit që prej më shumë se një muaji e kemi shtruar publikisht, por pakkush ndër komentatorët e ka rrokur në brendinë e vet”, thotë Rama.
Në ndjekje me këtë lajm ju po shihni dhe të gjitha grafiqet dhe shembujt e ofruar nga z.Rama për agjencinë e lajmeve NOA.
Heqja e taksave është pjesë e Paktit me Qytetarin dhe do të realizohet kur PS-ja të vijë në pushet. “Është po ashtu pjesë e Paktit Qytetar të 8 Majit dhe siç kemi premtuar, do ta ngremë me forcë në opozitë dhe do ta bëjmë realitet në qeverisje”, thotë Rama.
Sakaq, mazhoranca në pushtet e ka refuzuar paraprakisht këtë plan duke vlerësuar se nuk ndikon në uljen e çmimeve por se ndihmon biznesmenët pranë të majtës.
e.t/NOA