English

Rama: Ekonomia rrokulliset, Guvernatori ngjitet

Tiranë, 26 tetor 2011, NOA – Pak minuta pas konferencës për shtyp të guvernatorit Fullani ka mbërritur reagimi i kryetarit të PS-së, Edi Rama. Sikundër po bën prej disa kohësh, edhe sot Rama ka zgjedhur profilin e tij në rrjetin social Twitter për të komentuar zhvillimet e ditës. “Ekonomia në rrokullimë, Guvernatori në ngjitje - shenjë e sigurtë e rritjes së rreziqeve që paralajmëroi FMN-ja”, shkruan Rama në Twitter. Më herët kreu i BSH, Fullani tha se gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit, ekonomia shqiptare ka pasur rritje, por kjo rritje, sipas tij ka qenë nën potencialin. Lidhur me raportin e FMN, Fullani ka siguruar se sistemi bankar në vendin tonë nuk është prekur nga kriza. a.q/NOA

KOMENTE