English

Rexhepi: Pas heqjes së barrikadave, do veprojë drejtësia

Prishtinë, 26 tetor 2011, NOA- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi ka paralajmëruar arrestime pas heqjes së barrikadave në veri.

Mësohet se operacioni për heqjen e tyre do të vijojë edhe me dy aksione të tjera në mënyrë që të sundojë ligji në veri, që do ta pasojë këtë për zhbllokimin e rrugëve “Pas heqjes së barrikadave prioritet do të jenë zbatimi i rendit dhe ligjit. Njerëzit që kanë bërë vepra kriminale, për të cilat ka aktakuza dhe fletarrestime, do të vihen para drejtësisë. Në afatshkurtër s’mund të japim data, sepse duhet të bisedojmë dhe t’i koordinojmë punët. Duhet një plan”, është shprehur ministri Rexhepi. Në vijim të këtyre operacioneve në veri të Mitrovicës dhe në tri komunat e tjera të veriut të banuara kryesisht me serbë, Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan nuk është mundur të shtrihet autoritetin kushtetues kosovar.

a.y/NOA

Në foto: Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Bajram Rexhepi

KOMENTE