English

Rihanna çmendet në “sexy-shop”

Paris, 26 tetor NOA - Rihanna është “çmendur” duke bërë shoping. Megjithatë ajo çka e bënë të veçantë këtë herë nuk është ky fakt, por ai që ylli popit këtë herë nuk ndodhet në ndonjë nga dyqanet luksoze që zakonisht jemi mësuar ta shohim, por në një “sexy-shop”. Kjo “çmenduri” e saj është zhvilluar në qytetin e dashurisë, në Paris, ku këngëtarja bukuroshe ka shpenzuar plot 1 mijë e 500 dollarë me pranga, të brendshme, qirinj me aromë dhe vaj. Më pas, sikur të mos mjaftonte është parë teksa në dorë mbante një libër plot me ilustrime të fotografes gjermane Ellen von Unwerth, e cila është e specializuar në erotizmin femëror. r.b/NOA

KOMENTE