Ankara, 26 tetor 2011, NOA – “Janë shëndoshë e mirë”. Ishte kjo klithma entuziaste që lëshoi doktoresha e Shërbimit Mjekësor të urgjencës në Turqi pasi pa t’i kishin shpëtuar tërmetit të tmerrshëm foshnja e sapolindur, e ëma dhe gjyshja e saj. Të trija ato i kishin mbijetuar tërmetit në një ndërtese në qytetin Erkis. Duke iu referuar tre të mbijetuarave të tërmetit dy ditë pas lëkundjeve të fuqishme që tronditën provincën lindore të Vanit në Turqi, doktoresha Tansu Bayram saktësoi se dy gratë s’i kishte zënë paniku dhe bashkë me foshnjen e sapolindur ishin strehuar pranë një dritareje. “Gjyshja, tha doktoresha ishte hedhur mbi nënën e së voglës, e cila ishte në krahun e djathtë të së ëmës së vet. Vajza e sapolindur u mor në duar nga një prej forcave të shpëtimit. Shpëtimi i dy grave dhe foshnjës nga katastrofa që mori jetën e 366 personave deri më tani ndodhi në njërën anë të ndërtesës gjashtëkatëshe në ngjyrë okër, të cilës, nga lëkundja e tërmetit të së dielës iu shembën përdhe tre katet e fundit. Shkatërrimi i pallatit ndodhi në të majtë të ndërtesës dhe trupat e gjallë u zbuluan nga forcat e emergjencës që po bridhnin me qen në kërkim të të mbijetuarve. Ndërsa mësohet se babai i foshnjës konsiderohet i zhdukur. Bilanci i deritanishëm i viktimave të tërmetit me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter është 366 të vdekur, afro 1301 të plagosur dhe qindra të zhdukur. mit/NOA