Vlorë, 26 tetor 2011, NOA- Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen e dy personave të shpallur në kërkim. Rasti i parë është ai i Eduart Musait 24 vjeç banues në Vlorë i cili në fund të muajit shtator dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale B.T. Për këtë vepër ndaj tij ishte lëshuar masa e sigurisë, “Arrest me burg”, ndërsa aktualisht kanë nisur hetimet për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Një tjetër i ndaluar është 20 vjeçari Klaudio Skënderaj i cili ishte shpallur në kërkim rreth një javë më parë pasi në bashkëpunim një person tjetër në lagjen “Osman Haxhiu” i kanë hequr nga qafa me dhunë një varëse floriri shtetases A. R., 70 vjeç banuese po në këtë lagje. Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”. a.y/NOA