English

2-vjeçe shpëton jetën e së ëmës diabetike

Huston, 27 tetor NOA - Është vetëm 2 vjeçe, por vajza nga Harris County, në afërsi të Houston, në SHBA ka arritur të shpëtojë jetën e mamasë së saj. Larissa Taylor, nënë e vogëlushes heroinë, nuk dite se ishte diabetike kur në një moment i kanë rënë të fikët në ambientet e kuzhinës. Askush nuk mund ta mendonte se vogëlushja, dinte të përdorte telefonin. Në këtë mënyrë ajo ka marrë gjyshen e saj, kur ka parë të ëmën të shtrirë përtokë në kuzhinë. Bonnie Gonzalez, gjyshja e Lias, ka telefonuar menjëherë shërbimet e urgjencës dhe Larissa u shtrua në spital. Mjekët shpjeguan tek familjarët se Larissa do të kishte vdekur në rast se nuk do të kurohej kaq shpejt. Tani mund të themi se Lia është bërë heroina e vërtetë e së ëmës. r.b/NOA

KOMENTE