English

Amy Winehouse vdiq alkooli i tepruar, apel për qejflinjtë e pijes

SHBA, 27 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Vdekja e këngëtares 27 vjeçare, Amy Winehouse (Emi Uajnhaus) si pasojë e helmimit me alkool, ka ndezur një paralajmërim nga ministrja e shëndetësisë, Znj. Anne Milton.

Deputetja, Anne Milton ka thënë se shumë prej banorëve në Britaninë e Madhe ende nuk janë duke marrë seriozisht rreziqet e të konsumuarit alkool dhe të pranojnë dëmtimet serioze, të cilat ndodhin në trupin tuaj.

Duke iu drejtuar deputetëve, Milton shpjegoi se publiku i gjerë ende nuk është njohur me rreziqet e alkoolit, ndryshe nga çështje të tilla si obeziteti apo pirja e duhanit.

“Njerëzit bëjnë gjëra, të cilave nuk i dinë shkaqet dhe dëmtimet.

Na duhet të zbulojmë se përse njerëzit ndiejnë nevojën për të konsumuar alkool në sasi të mëdha, duke dëmtuar kështu shëndetin e tyre.”-është shprehur ajo.

Cila është zgjidhja? Milton beson se zgjidhja ka të bëjë me goditjen e konsumatorëve, aty ku dhemb më shumë, duke rritur taksat mbi alkoolin.

“Nuk ka asnjë dyshim për këtë, çmimi mund të manipulojë tregun, pasi rritja e çmimit të alkoolit do të shkaktojë një rënie të kërkesës së tij, duke vënë këtë problem në drejtimin e duhur.”- tha ajo.

Mjekët ligjorë në Britani kanë konstatuar se Amy Winehouse ka ndërruar jetë nga “konsumimi i tepërt i alkoolit”.

Pop-këngëtarja britanike, e cila kishte luftuar për vite me radhë problemet me drogë dhe alkool, u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër, më 23 korrik 2011.

Rezultatet e autopsisë fillestare, të bëra publike në muajin gusht, kanë treguar se Uajnhaus nuk ka pasur droga të paligjshme në gjak, në momentin kur ka ndërruar jetë.

Këngëtarja e ndjerë kishte fituar pesë çmime Grammy. Me vdekjen e saj, Amy Winehouse i është bashkuar grupit të yjeve të famshëm të rock-ut, që kanë ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Klubi famëkeq “27” përfshin anëtarin e Rolling Stones, Brajan Xhons, kitaristin Xhimi Hendriks, këngëtaren Xhenis Xhoplin, këngëtarin e grupit “The Doors”, Xhim Morison, dhe Kërt Kobejnin e “Nirvana”-s.

KOMENTE
  • Ferdinand Lacuku12:02 - 02 Nëntor 2011
    more njerez le te pij kjo e te vdes. po me uren c'paten k'to...SHKODRANI