Tiranë, 27 tetor 2011, NOA - Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera priti sot Drejtoreshën dhe Këshilltaren e Lartë në Seksionin e Ndalimit të Dhunës ndaj Grave pranë OKB, Maria José Alcalá.
“Tashmë institucionet që menaxhojnë fenomenin e dhunës janë ndërgjegjësuar për rolin e tyre dhe bashkëpunimi me policinë, prokurorinë, gjykatën, institucionet shëndetësore, e ka lehtësuar punën tonë dhe e ka bërë më efikase përpjekjen për minimizimin e fenomenit dhe mbështetjen në kohë të viktimave”, tha Ksera.
Në fund, Ministri Ksera e siguroi Maria José Alcalá se Shqipëria mbështet dhe do të bëhet pjesë e çdo inisiative, e cila ka në fokus mbështetjen për kategori të caktuara të shoqërisë që nuk ndihen të integruara, apo që vuajnë dhunën, persekutimin dhe paragjykimin.
Drejtoresha José Alcalá vuri në dukje se OKB është e inkurajuar nga hapat që ka hedhur Shqipëria vitet e fundit për menaxhimin e fenomenit të dhunës ndaj grave. “OKB e konsideron fenomenin e dhunës ndaj grave dhe vajzave si shkatërrues jo vetëm për vetë personin e dhunuar dhe familjen e tij, por edhe për ekonominë e vetë shtetit, deklaroi Drejtoresha Maria José Alcalá. Nga një vlerësim i fundit vërehet se vendet e Këshillit të Europës çdo vit shpenzojnë 33 miliard Euro për menaxhimin e fenomenit të dhunës kundër grave”.
a.q/NOA