E enjte, 27 tetor 2011, NOA - Dita e saj fillon para orës tetë. Carola Mueller Holktemper preferon të shtojë: “Ndryshe nga kolegët tanë shqiptarë, të cilët në atë kohë nuk gjenden në zyrë.” Për një ambasador perëndimor në Shqipëri prania në mediat kryesore të vendit është pjesë e së përditshmes. Edhe për Mueller-Holtkemperin. Që nga viti 2010 ajo është ambasadore e Gjermanisë në Tiranë dhe ka vënë re se “interesimi i opinionit publik për mendimin e ambasadorëve të huaj është shumë më i madh, se ç'mund të përfytyrohet”. Mueller Holtkemper ishte ftuar të enjten në Regensburg në ambientet e Institutit Suedost në një tryezë për politikën gjermane në Shqipëri. Që ambasadorët perëndimorë në Shqipëri janë të pranishëm në media, ky është fakt. Se sa u dëgjohet fjala e tyre, kjo është çështja tjetër. Carola Mueller Holtkemper është në përgjithësi e kënaqur me bashkëpunimin, por kujton një debat të zhvilluar rreth fshatit malor në veri të Shqipërisë, Thethit, ku qeveria, në vend që të siguronte aty furnizimin mjekësor, preferoi të çlironte investitorët nga tatimet. “Këto janë raste, ku për shembull ne nuk na ecën fjala”, tha diplomatja gjermane, që ka përfunduar studimet për ekonomi.
a.q/NOA/DË