English

E moshuara bën vetëgjyqësi me gurë

Korçë, 27 tetor 2011, NOA- Një 63 vjeçare është vënë në ndjekje nga policia e Korçës pasi pas një konflikti për pronën, ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi me gurë, duke u bërë ajo ligji që do “ndajë kufirin”. Procedimi penal ndaj të moshuarës Z.Jovani erdhi pasi ndaj saj ka bërë kallzim penal, shtetasi E.Jovani 39 vjeç, banues në Korçë. Në padinë e tij 39 vjeçari është shprehur se gruaja pas një konflikti pronësie që ka me këtë të fundit, e ka goditur me gurë dhe e ka kanosur. Ndaj të moshuarës nisën hetimet për veprat penale “Kanosje” dhe “Vetëgjyqësi”.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Pacanga Montana13:19 - 27 Tetor 2011
    e moshuara mendoj se ka te drj se ajo smund te shikoj pronen e vet duke ja punuar tjtet kush me ket ligjin 7501 a i riu mund ta posedoi por e moshuara e ka ndoshta me tapi te vjeter dhe ky ligji fantazemi i parative vetm ne shqiperi egziston ne asnnje vend tjter te botes me sa kam lexuar se egziston jo vetm kjo pala po se shpejti keni per te degjuar shum raste te tilla se tok e tjter kutj sala smund tja jap ati tjetrit