English

Gadafi, një diktator 200 miliardë dollarësh

Tripoli, 27 tetor, NOA – Veshja e tij e çuditshme e ka ndihmuar gjithmonë që të mos ngjante si një biznesmen me një kostum dhe kravatë. Megjithatë, pas vdekjes së tij, rezulton se ish-lideri libian Muamar Gadafi kishte eksportuar një shumë kolosale parash që nuk e bënin aq të varfër sa ç’mund të dukej. Pa frikë, ai mund të ketë qenë diktatori më i pasur i planetit duke shtuar vlerën e llogarive të tij rrjedhëse, pasurive të patundshme që kishte, korporatave dhe rezervave prej ari të investimeve të shpërndara nëpër botë .

Sipas “Los Angeles Times”, e cila përdor burime anonime të administratës libiane, në fakt, thesari i vjedhur nga koloneli jashtë vendit gjatë 42 viteve në krye të Libisë, në mes të periudhës së viteve 1969 dhe 2011, mund të jetë i barabartë me shumën prej 200 miliardë dollarësh, e barabartë me rreth 144 miliardë euro.

Shifra e shpallur nga “Los Angeles Times” është rreth dy herë se ajo që ishte menduar deri më tani nga qeveritë perëndimore. Dhe është dy herë baraz me ekonominë e përgjithshme vjetore të vendit përpara luftës në Libi, një vend ku rreth një e treta e popullsisë jeton në fakt në varfëri. Administrata Obama në vetvete, kujton gazeta amerikane, tha se ishte "befasuar" pranverën e kaluar, kur zbuloi se në mes të llogarive bankare dhe investimeve në Libi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë depozituar më shumë se 37 miliardë dollarë.

Ndërsa qeveri të tjera, sidomos Franca, Italia, Britania dhe Gjermania, kishin marrë në duart e tyre edhe 30 miliardë dollarë të tjerë, apo më shumë investime nga Libia. Sikundër, hetuesit kanë parashikuar pak më shumë se 30 miliardë dollarë të tjerë të hedhura në formë investimi në mbarë botën. Për këtë arsye, shuma e përgjithshme pritet që të vërtitet në rreth 100 miliardë dollarë.

Autoritetet amerikane dhe evropiane, nga ana e tyre kanë thënë se janë të gatshme për lirimin e pasurive të ngrira libiane në vendet e tyre dhe për dërgimin e tyre në qeverinë libiane të tranzicionit. Por deri tani, tha “Los Angeles Times”, OKB-ja ka autorizuar kthimin e vetëm 1.5 miliardë dollarëve prej llogarive të hapura në SHBA dhe administrata e Obamës ka kthyer 700 milionë dollarë të kësaj shume.

Disa vende afrikane gjithashtu kanë qenë veçanërisht të gatshme për të ngrirë llogaritë bankare të Libisë për shkak të besnikërisë së tyre ndaj diktatorit. Dhe të tjerët ishin të shqetësuar se duke bllokuar këto mjete, ato mund të dëmtojnë ekonomitë e tyre. Me pak fjalë, çështja është komplekse dhe ne mund të presim një luftë për qindarkën e fundit nga shumë aktorë të përfshirë.

Nga një pikëpamje formale të parë, shumica e parave është investuar në institucione nën emrin e Libisë, të tilla si Banka Qendrore, Autoriteti Kombëtar për Investime, kompania e naftës në vend. Sipas hetuesve, megjithatë, të gjitha këto para kanë qenë në dispozicion në çdo kohë të Gadafit dhe familjes së tij. n.e/NOA

KOMENTE
  • Luli Ibraimi08:43 - 28 Tetor 2011
    shkolla pa para,studimet e paguara (komplet 100%) stipendija 2300EURO zhdo muaj,vetura per sicilin student i cili stjudon jasht, ryma jo per te paguar,gazi jo,ujti jo,spitali jo asni pages nuk kajn paguar,personi ne gjeni mashkullore at dite kur i bon 18vjet i meren chelsat te baneses prej komunes, o idiotat te amerikes edhe jaudive pse de mireni me gazetari nese nuk jeni te njoftuar me FAKTET char diktature ketu ju shifni a???? ska qene diktator ok
  • LIRIAN Gjokaj00:41 - 28 Tetor 2011
    hahahhah tashti munde te themi se jo 200 miljarde por edhe 400 se ai nuk eshte me i ka len te shkreta edhe kjo eshte rren se une nuk jam ne krahun e diktatorve por ..ta shofim pastaj se qka do te bajn me ato para me siguri po u ndertojka e gjith libija ne infrastrukture te re ...se nji fare kohe thojshin te ne se serbija asht tu vjedhe dhe tue que per serbi vertet kishte vjedhe pra ..nuk mohohet por thojshin disa propaganda hajnash se kur ta marrim shtetin nuk kemi nevoj me punue se veq trepqa na mban edhe ne flim ne gjum ..po nuk doli seajo qka fitohet ne kosove eshte ne duart e maskarenjeve dhe pasurohen ata ..ne fund mos i pranoni rrenat nga as kush se eshte smundje.rrespekte