Rimini, 27 tetor 2011, NOA - Mbi 20 mijë qytetarë të komunës Koriano, u mblodhën sot brenda dhe jashtë kishës së qytetit ku u takuan për herë të fundit me Marko Simonçelin, 24 vjeçarin që humbi jetën ditë më parë aksidentalisht gjatë garave të MotoGp. Prindërit Paolo e Rossella, e motra tij Martina morën pjesë në ceremoni në prani edhe të të fejuarës, Kejt.
Arkivoli me trupin e pilotit, pranë të cilit ishin motorri dhe kokorja e tij, u shoqërua më këngën e Vasco Rosit, “Siamo solo noi”, ndërsa babai, motra dhe disa miq të tij u ulën në gjunjë në tapetin e kuq. “Ishte njeri perfekt, nuk kishte defekte dhe njerëz të tillë nuk mund të jetojnë bashkë më njerëzit e zakonshëm”, tha e fejuara.
Peshkopi që drejtoi ceremoninë tha se Marko shikon tashmë gjithçka nga podiumi më i lartë që mund të arrijë një njeri.
Dhe pamja e fundit e pilotit të talentuar italian mbyllet me fytyrën e skuqur nga lotët të mikut të tij, Valentino Rosi, i cili del nga kisha duke mbajtur në duar motorrin e Simonçelit, të cilin e nxjerr nga kisha për ta çuar në mes të njerëzve.
a.q/NOA